Kushtet e Përgjithshme të Biznesit
1. Fusha e zbatimit dhe palët kontraktuese
1.1 Ofruesi
Emri i aktivitetit: Babel Bridge
Forma ligjore: Person Fizik sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë
Regjistruar në: Shqipëri
NUIS: M52129002B
Adresa: Rruga e Kosovarëve, Nd. 11, H. 2, Ap. 4, 1019 Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@babel-bridge.net
1.2 Fusha e zbatimit
Këto Kushte të Përgjithshme të Biznesit (në vijim “KPB”) vlejnë për të gjitha kontratat ndërmjet Babel Bridge (në vijim “Ofruesi” ose “ne”) dhe klientëve (në vijim “Klienti” ose “ju”) lidhur me:
- Shërbime klasike përkthimi: Përkthime të bazuara në ofertë dhe shërbime vërtetimi pas dhënies individuale të porosisë.
- Shërbime interpretimi: Përkthime me gojë (të njëpasnjëshme/konsekutive, të atyçastshme/simultane, shoqëruese).
- Shërbimi i porositjes online “Porosit Përkthime Online”: Portal vetëshërbimi i bazuar në ueb për përpunimin automatik të porosive përmes https://babel-bridge.net.
1.3 Ligji i zbatueshëm
Për të gjitha marrëdhëniet kontraktore gjen zbatim ekskluzivisht e drejta e Republikës së Shqipërisë. Kjo rrjedh nga selia e aktivitetit dhe regjistrimi i tij si person fizik sipas së drejtës shqiptare. Dispozitat e Konventës së OKB-së për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (CISG) nuk gjejnë zbatim.
Për shërbimet e ofruara vlejnë veçanërisht:
- Ligji Nr. 82/2021 “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar” të Republikës së Shqipërisë.
- Ligji Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (në fuqi nga data 31 janar 2025).
- Ligji Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
- Ligji Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
2. Lidhja e kontratës
2.1 Shërbime klasike përkthimi dhe interpretimi
Kontrata lidhet përmes konfirmimit të porosisë nga Ofruesi. Ofertat e Ofruesit janë të lira dhe pa detyrim, përveç nëse cilësohen shprehimisht si detyruese. Konfirmimi i porosisë kryhet me e-mail ose në formë tekstuale.
2.2 Shërbimi i porositjes online
Gjatë përdorimit të shërbimit të porositjes online, kontrata lidhet si më poshtë:
- a)Porositja nga ana e Klientit:
- Klienti ngarkon dokumentet përmes portalit ueb.
- Klienti zgjedh opsionet e përkthimit (drejtimin e gjuhës, fushën e specializimit, llojin e përkthimit, mënyrën e dërgesës, etj.).
- Me klikim mbi butonin për ngarkimin e materialit dhe përllogaritjen e çmimit, sistemi kryen një analizë automatike OCR për numërimin e karaktereve, duke llogaritur çmimin total në bazë të opsioneve të zgjedhura.
- Klienti vendos të dhënat e kontaktit dhe të faturimit.
- Me klikimin e butonit “Porosit tani me detyrim pagese”, Klienti paraqet një ofertë detyruese.
- a)Porositja nga ana e Klientit:
- b)Autorizimi i pagesës:
- Klienti përcillet në faqen për kryerjen e pagesës (kartë krediti/debiti ose PayPal).
- Sistemi i pagesave autorizon shumën për t’u paguar (procedura Authorize).
- Pagesa në këtë moment ende nuk tërhiqet, por thjesht rezervohet.
- b)Autorizimi i pagesës:
- c)Lidhja e kontratës:
Kontrata lidhet vetëm me pranimin nga ana e Babel Bridge, i cili kryhet përmes:- Caktimit të porosisë te një përkthyes përmes panelit të përkthyesve (Translator Dashboard), ose
- Konfirmimit të shprehur të porosisë me e-mail.
- c)Lidhja e kontratës:
Pas hyrjes së porosisë në sistemin e Babel Bridge, Klienti merr me e-mail një konfirmim automatik mbi mbërritjen e kërkesëporosisë (cilësohet “kërkesëporosi”, duke qenë se ende nuk është pranuar nga një përkthyes), e cila nuk përbën ende pranim të kontratës.
3. Kushtet e pagesës
3.1 Mënyrat e pagesës
- Kartë krediti/debiti (përmes ofruesit tonë të shërbimit të pagesave)
- PayPal
- Transfertë bankare (vetëm për shërbime klasike sipas marrëveshjes)
3.2 Procedura Authorize-Capture (shërbimi i porositjes online)
- Me dhënien e porosisë, shuma e pagesës autorizohet (rezervohet) në kartën e kreditit/debitit apo në llogarinë PayPal të Klientit.
- Shuma në këtë moment ende nuk debitohet.
- Autorizimi shërben për sigurimin e aftësisë paguese dhe sigurimin e porosisë.
Faza 2 – Në pritje (Pending):
- Porosia gjendet në statusin “në pritje të caktimit të përkthyesit”.
- Autorizimi i pagesës mbetet i vlefshëm.
- Babel Bridge verifikon disponueshmërinë e përkthyesve të kualifikuar.
- Babel Bridge verifikon dokumentet e ngarkuara për plotësinë dhe mundësinë e përpunimit.
Faza 3 – Vjelja e pagesës (Capture):
- Vjelja faktike e pagesës kryhet vetëm kur:
- Një përkthyes i kualifikuar e ka pranuar porosinë, dhe
- dokumentet janë verifikuar dhe konfirmuar si të përpunueshme.
- Vetëm nga ky moment shuma debitohet faktikisht nga karta e kreditit/debitit apo nga llogaria PayPal.
3.3 Shërbime klasike
- Pas konfirmimit të porosisë si parapagesë, ose
- Pas kryerjes së shërbimit sipas faturës me afat pagese prej 30 ditësh.
3.4 Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh)
Të gjitha çmimet e dhëna janë çmime përfundimtare. TVSh-ja nuk pasqyrohet. Në rast të tejkalimit të pragut ligjor, Babel Bridge rezervon të drejtën të pasqyrojë dhe të llogarisë TVSh-në.
4. E drejta e Ofruesit për anulim
4.1 Arsyet e anulimit
- a)Mungesa e përkthyesve të disponueshëm:
- Për kombinimin e zgjedhur gjuhësor nuk ka përkthyes të kualifikuar në dispozicion.
- Të gjithë përkthyesit e disponueshëm e kanë refuzuar porosinë.
- Afati i dëshiruar i dorëzimit nuk mund të respektohet.
- b)Mospërputhje volumi:
- Volumi faktik i materialit të ngarkuar ndryshon ndjeshëm nga vlerat e llogaritura nga sistemi (Shmangie > 15 %).
- Opsionet e zgjedhura (p.sh. fusha e specializimit, lloji i përkthimit etj.) nuk përputhen me përmbajtjen faktike të dokumenteve.
- Analiza OCR nuk mundi të kryente një numërim të besueshëm apo real të karaktereve.
- c)Përmbajtje të palejueshme në porosinë online:
- Dokumentet përmbajnë informacione shtetërore të ndjeshme ose sekrete.
- Përmbajtjet janë komprometuese, të paligjshme, të rrezikshme ose joetike.
- Dokumentet përmbajnë përmbajtje ekstremiste ose gjuhë urrejtjeje.
- Materialet cenojnë të drejtat e autorit të palëve të treta.
- Përpunimi do të binte në kundërshtim me legjislacionin shqiptar në fuqi.
- d)Arsye teknike:
- Skedarët e ngarkuar janë të dëmtuar ose të palexueshëm.
- Formatet e skedarëve nuk janë të pajtueshme dhe nuk mund të konvertohen.
- Cilësia e imazhit tek dokumentet e skanuara është e pamjaftueshme për një analizë OCR.
- e)Arsye pagese:
- Autorizimi i pagesës ka dështuar.
- Të dhënat e pagesës janë të pavlefshme ose kanë skaduar.
4.2 Procedura e anulimit
Anulimi kryhet përmes njoftimit me shkrim (e-mail) drejtuar Klientit. Babel Bridge nuk është i detyruar të bëjë publike arsyen konkrete të anulimit, nëse këtë e pengojnë arsye të mbrojtjes së të dhënave, të sigurisë ose arsye biznesi.
4.3 Rimbursimi në rast anulimi
Nëse pagesa është vjelë tashmë (është kryer Capture), bëhet rimbursimi i plotë i shumës së paguar. Rimbursimi iniciohet menjëherë, por jo më vonë se brenda 14 ditëve pas anulimit.
E rëndësishme: Kreditimi faktik në llogarinë e Klientit mund të zgjasë më shumë në varësi të ofruesit të shërbimit të pagesave: Kartë Krediti: 5 – 10 ditë pune (në varësi të bankës) · PayPal: 2 – 5 ditë pune. Koha e përpunimit është jashtë sferës sonë të ndikimit dhe është përgjegjësi e ofruesit përkatës të shërbimit të pagesave.
4.4 Asnjë kosto për Klientin
Në rast të një anulimi nga ana e Babel Bridge, Klientit nuk i lind asnjë kosto apo tarifë. Nuk ekziston asnjë e drejtë për dëmshpërblim ose për rimbursim shpenzimesh.
5. Përshkrimi i shërbimit
5.1 Shërbime përkthimi
- a)Përkthim standard:
Përkthimi me shkrim i tekstit burimor në gjuhën e synuar, duke marrë parasysh kuptimin, stilin dhe saktësinë profesionale. - b)Përkthim i vërtetuar sipas praktikës gjermane:
Përkthim me vulën dhe nënshkrimin e një përkthyesi të betuar ose të autorizuar. Kjo i përgjigjet praktikës së zakonshme në Gjermani për përkthimet e vërtetuara (beglaubigte Übersetzungen). - c)Përkthim i vërtetuar sipas praktikës shqiptare:
Në Shqipëri, një përkthim i vërtetuar (“përkhtim i noterizuar”) nënkupton se vula dhe nënshkrimi i përkthyesit duhet të vërtetohen shtesë nga një noter. Noteri vërteton në këtë rast origjinalitetin e vulës, të nënshkrimit dhe të identitetit të përkthyesit përmes pranisë së tij fizike dhe paraqitjes së dokumentit të identifikimit apo të licensës së përkthyesit.
E rëndësishme: Babel Bridge nuk e ofron drejtpërdrejtë këtë hap të vërtetimit noterial. Vërtetimi noterial është përgjegjësi e Klientit. Megjithatë, Babel Bridge mund të rekomandojë zyra noteriale bashkëpunuese, që e ofrojnë këtë shërbim. - d)Përkthime të specializuara:
Përkthime me specializim në fusha të caktuara (p.sh. mjekësi, drejtësi, teknologji, ekonomi etj.). Shtesa e çmimit për përkthimet e specializuara pasqyrohet në mënyrë transparente gjatë procesit të përllogaritjes së çmimit.
5.2 Shërbime interpretimi
- Interpretim i njëpasnjëshëm (konsekutiv): Interpreti përkthen sipas paragrafëve/segmenteve.
- Interpretim i atyçastshëm (simultan): Përkthim në kohë reale gjatë të folurit.
- Interpretim shoqërues: Shoqërim në takime, procedura administrative, etj.
5.3 Dorëzimi i përkthimit
- Me e-mail si dokument PDF.
- Pa pagesë.
- Dorëzimi brenda një afati të arsyeshëm për volumin e materialit pas pranimit të porosisë (nëse nuk është rënë dakord ndryshe).
Dorëzimi fizik:
I disponueshëm për Gjermaninë dhe Shqipërinë me opsionet e mëposhtme:
- Me postë (Gjermani): Sipas opsioneve aktuale të ofruara në portal.
- Me postë (Shqipëri): Sipas opsioneve aktuale të ofruara në portal.
E Rëndësishme:
Asnjë përgjegjësi për shërbimet e dërgesës.
Babel Bridge nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për humbjen, dëmtimin ose vonesën gjatë dërgesës nga palët e treta (shërbimet postare, korrierët etj.). Përgjegjësia për dërgesën fizike i takon shërbimit përkatës të dërgesës. Për probleme me dërgesën, lutemi t’i drejtoheni drejtpërdrejt shërbimit përkatës.
.
5.4 Sqarim mbi afatet “24-48 orë” (Shënim i Rëndësishëm)
Afatet e publikuara në faqen tonë të internetit me shënimin “brenda 24 deri 48 orëve¹” i nënshtrohen kushteve të mëposhtme kumulative:
- Marrëveshja: Kërkohet marrëveshje e shprehur paraprake me shkrim (përmes e-mailit).
- Tarifa: Ky shërbim i shpejtë ofrohet kundrejt një pagese shtesë (extra charge).
- Llogaritja e kohës: Afati fillon vetëm nga momenti i konfirmimit të prerë të porosisë me e-mail nga ana e Babel Bridge.
- Vëllimi: Ky afat vlen vetëm për dokumente me një vëllim maksimal prej 10 (dhjetë) faqesh standarde
6. Sigurimi i cilësisë dhe reklamimet
6.1 Standardet e cilësisë
Babel Bridge bashkëpunon ekskluzivisht me përkthyes të kualifikuar, të cilët veprojnë në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 82/2021. Të gjitha përkthimet hartohen sipas kritereve profesionale dhe gjuhësore të cilësisë.
6.2 Detyrimi i Klientit për inspektim
Klienti është i detyruar ta inspektojë përkthimin e dorëzuar menjëherë pas marrjes për gabime ose të meta të mundshme. Afati i inspektimit është 2 javë nga dorëzimi i përkthimit (mbërritja e e-mailit, përkatësisht data e dorëzimit në rastin e dërgesës fizike).
6.3 Afati i reklamimit
Reklamimet duhet të paraqiten pranë Babel Bridge brenda afatit 2-javor me shkrim (mjafton me e-mail), duke përshkruar saktë të metën. Pas skadimit të afatit të reklamimit, përkthimi konsiderohet i pranuar dhe në përputhje me kontratën.
6.4 Përmirësimi (Korrigjimi)
- Përmirësim pa pagesë (korrigjim i pjesëve me të meta), ose,
- në rast të metash serioze, përkthim të ri.
6.5 Përjashtimi i garancisë pas skadimit të afatit
Pas skadimit të afatit të reklamimit prej 2 javësh, ndryshimet ose përshtatjet në përkthim janë të mundshme vetëm kundrejt dhënies së një porosie të re, të veçantë, sipas kushteve të vlefshme në atë kohë.
7. Mbrojtja dhe ruajtja e të dhënave
7.1 Baza ligjore
Mbrojtja e të dhënave pranë Babel Bridge bazohet në ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili ka hyrë në fuqi më 31 janar 2025 dhe është përafruar plotësisht me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të Evropës (GDPR).
7.2 Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale
- a)Të dhënat e Klientit:
- Emri dhe mbiemri
- Adresa e e-mailit
- Numri i telefonit (opsional)
- Adresa (për dërgesat fizike dhe faturat)
- Emri i kompanisë (nëse aplikohet)
- b)Të dhënat e porosisë:
- Dokumentet e ngarkuara (materiali burimor)
- Përkthimet (produkti përfundimtar)
- Detajet e porosisë (kombinimi gjuhësor, opsionet, çmimet)
- c)Të dhënat e pagesës:
- Të dhënat e transaksionit përpunohen ekskluzivisht nga ofruesit tanë të shërbimeve të pagesës.
- Babel Bridge nuk ruan të dhëna të plota të kartave të kreditit.
- Ruhen vetëm ID-të e transaksionit dhe statusi i pagesës.
7.3 Qëllimi i përpunimit të të dhënave
- Ekzekutimi i kontratës dhe ofrimi i shërbimit.
- Faturimi dhe përpunimi i pagesave.
- Komunikimi me Klientin.
- Përmbushja e detyrimeve ligjore të ruajtjes së dokumentacionit.
- Sigurimi i cilësisë dhe trajtimi i reklamimeve.
7.4 Afatet e ruajtjes
- a)Të dhënat e Klientit:
Të dhënat e Klientit (emri, të dhënat e kontaktit, të dhënat e faturimit) ruhen për një periudhë prej 10 vitesh pas përfundimit të porosisë së fundit. Ky afat ruajtjeje rrjedh nga detyrimet ligjore shqiptare për ruajtjen e dokumentacionit tregtar (Ligji Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”).
Pas skadimit të afatit 10-vjeçar, të gjitha të dhënat e Klientit fshihen plotësisht dhe në mënyrë të parevokueshme, përveç rastit kur pengojnë detyrime të tjera ligjore për ruajtjen (p.sh. procese gjyqësore në vijim).
- b)Materialet e porosisë (dokumentet dhe përkthimet):
Dokumentet burimore të ngarkuara dhe përkthimet e krijuara ruhen për një periudhë prej 2 javësh pas dorëzimit të përkthimit.- Qëllimi i ruajtjes 2-javore: Ky afat shërben për të mundësuar kryerjen e korrigjimeve ose të përshtatjeve afatshkurtra në produktin përfundimtar, pa qenë e nevojshme që Klienti të japë një porosi të re, të veçantë. Kjo mundëson një trajtim efikas të reklamimeve brenda afatit të garancisë.
- Fshirja automatike: Pas skadimit të afatit 2-javor, të gjitha materialet e porosisë (dokumentet burimore dhe përkthimet) fshihen automatikisht dhe plotësisht nga sistemi ynë. Rikthimi i tyre pas këtij momenti nuk është më i mundur.
E rëndësishme: Babel Bridge nuk ka detyrimin t’i njoftojë Klientët në formë të mëvetme apo të veçantë për skadimin e afërt të afatit të ruajtjes. Klienti mban vetë përgjegjësinë për të ruajtur përkthimin e dorëzuar brenda afatit 2-javor dhe për ta inspektuar atë për të meta të mundshme.
7.5 Të drejtat e subjekteve të të dhënave
- a)E drejta e aksesit:
Keni të drejtë të merrni informacion për të dhënat personale që ruhen pranë nesh. - b)E drejta për korrigjim:
Keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta ose plotësimin e të dhënave të paplota. - c)E drejta për fshirje (“E drejta për t’u harruar”):
Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, nëse:- Të dhënat nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur.
- Revokoni pëlqimin tuaj dhe nuk ekziston asnjë bazë tjetër ligjore.
- Nuk ekzistojnë detyrime ligjore për ruajtjen e tyre që e pengojnë fshirjen.
- d)E drejta për kufizimin e përpunimit:
Mund të kërkoni që përpunimi i të dhënave tuaja të kufizohet. - e)E drejta për transportueshmërinë e të dhënave:
Keni të drejtë t’i merrni të dhënat tuaja në një format të strukturuar, të përdorshme gjerësisht dhe të lexueshme nga makineria. - f)E drejta e kundërshtimit: Mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë.
- g)E drejta për t’u ankuar:
Keni të drejtë të ankoheni pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent:
Autoriteti: Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Addresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, 1001 Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@idp.al
Tel.: +355 4 2237200
7.6 Siguria e të dhënave
- Kriptimi SSL/TLS gjatë transmetimit të të dhënave
- Ruajtja e kriptuar e të dhënave të ndjeshme
- Kufizimet e aksesit dhe autentifikimi
- Përditësimet e rregullta të sigurisë dhe kopjet rezervë (backups)
7.7 Detyrimi i njoftimit në rast të shkeljes së sigurisë së të dhënave
Në rast të një shkeljeje të sigurisë së të dhënave, ne do të informojmë autoritetin mbikëqyrës kompetent sipas Nenit 33 të GDPR brenda 72 orëve dhe, nëse është e nevojshme, do të njoftojmë Klientët e prekur, nëse ekziston një rrezik i lartë për të drejtat dhe liritë e tyre.
8. Përgjegjësia dhe kufizimet e përgjegjësisë
8.1 Përgjegjësia për shërbimet e përkthimit
Babel Bridge nuk mban përgjegjësi për saktësinë dhe cilësinë profesionale të përkthimit, pasi ajo është kompetencë e përkthyesit zyrtar. Këtu vlejnë dispozitat përkatëse ligjore. Përgjegjësia kufizohet në rastet e dashjes dhe të pakujdesisë së rëndë.
8.2 Përjashtimi i përgjegjësisë për shërbimet e dërgesës
Babel Bridge nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për humbjen, dëmtimin, vonesën ose probleme të tjera gjatë dërgesës fizike të dokumenteve nga palët e treta (shërbimet postare, korrierë). Në rast problemesh me dërgesën, Klienti duhet t’i drejtojë pretendimet drejtpërdrejt ndaj shërbimit përkatës të dërgesës.
8.3 Përjashtimi i përgjegjësisë për defekte teknike
Babel Bridge nuk mban përgjegjësi për dëme që shkaktohen nga: forca madhore, ndërprerjet e internetit, problemet nga ana e serverit, defektet pranë ofruesve të shërbimeve të pagesës dhe mosfunksionimi i softuerit OCR, nëse këto ndodhen jashtë sferës sonë të ndikimit.
8.4 Përjashtimi i përgjegjësisë për përmbajtjet e palëve të treta
Babel Bridge nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë ose ligjshmërinë e dokumenteve të ngarkuara nga Klienti. Klienti është vetë përgjegjës që dokumentet të mos përmbajnë shkelje të të drejtave të autorit ose shkelje të tjera ligjore.
8.5 Garancia si person fizik
Si person fizik sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë, Babel Bridge përgjigjet në kuadër të dispozitave ligjore të kodit civil. Në rast pretendimesh, që rrjedhin nga garancia ose shpërblimi i dëmit, përgjegjësia kufizohet në vlerën e porosisë, me përjashtim të rasteve të dashjes ose të pakujdesisë së rëndë.
8.6 Përgjegjësia për humbjen e të dhënave
Pas skadimit të afatit të ruajtjes prej 2 javësh për materialet e porosisë (shih pikën 7.4 b), Babel Bridge nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për humbjen e të dhënave. Klienti është vetë përgjegjës që të sigurojë kopje të përkthimeve në kohën e duhur.
9. Pronësia intelektuale dhe të drejtat e përdorimit
9.1 E drejta e autorit mbi përkthimin
Përkthimi i krijuar është vepër e mbrojtur nga e drejta e autorit në kuptimin e ligjit për të drejtën e autorit (Ligji Nr. 35/2016). E drejta e autorit mbi përkthimin i takon përkthyesit përkatës, përkatësisht Babel Bridge.
9.2 Të drejtat e përdorimit të Klientit
Klienti ka të drejtë:
- Ta përdorë përkthimin për qëllimin e synuar.
- Ta riprodhojë dhe ta shpërndajë përkthimin.
- Ta paraqesë përkthimin pranë autoriteteve, gjykatave ose institucioneve të tjera.
9.3 Kufizimet
- Ta paraqesë përkthimin si veprën e tij.
- Ta rishesë ose ta shfrytëzojë komercialisht përkthimin (përveçse për qëllimin për të cilin është rënë dakord fillimisht).
- Ta përpunojë përkthimin dhe ta prezantojë si përkthim të ri.
10. Gjykata kompetente dhe dispozitat përfundimtare
10.1 Gjykata kompetente
Gjykata kompetente për të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga/ose në lidhje me këto KPB dhe kontratat e bazuara mbi to, është Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për sa kohë Klienti është tregtar, person juridik i së drejtës publike ose pasuri e posaçme e së drejtës publike.
10.2 Ligji i zbatueshëm
Zbatohet ekskluzivisht e drejta e Republikës së Shqipërisë, duke përjashtuar Konventën e OKB-së për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (CISG).
10.3 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Komisioni Evropian ofron një platformë për zgjidhjen online të mosmarrëveshjeve (ODR), e cila mund të aksesohet në https://ec.europa.eu/consumers/odr/. Ne nuk jemi të detyruar dhe nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në një procedurë zgjidhjeje mosmarrëveshjesh para një organi pajtimi konsumatorësh.
10.4 Klauzola e përjashtimit
Nëse dispozita të veçanta të këtyre KPB-ve janë ose bëhen të pavlefshme ose të pazbatueshme, kjo nuk cenon vlefshmërinë e dispozitave të tjera. Në vend të dispozitës së pavlefshme ose të pazbatueshme hyn në fuqi një rregullim i vlefshëm, i cili i afrohet sa më shumë qëllimit ekonomik të dispozitës së pavlefshme.
10.5 Ndryshimet e KPB-ve
Babel Bridge rezervon të drejtën t’i ndryshojë këto KPB në çdo kohë. Ndryshimet do t’u njoftohen Klientëve me e-mail ose do të publikohen në faqen e internetit. Ato konsiderohen të miratuara nëse Klienti nuk i kundërshton brenda katër javësh pas njoftimit.
10.6 Versioni gjuhësor
Këto KPB janë hartuar në gjuhën shqipe. Nëse ka dyshime në versionet e përkthyera të këtyre KPB-ve, atëherë vendimtar është versioni shqip.
11. Kontakti dhe shërbimi ndaj Klientit
- E-mail: info@babel-bridge.net
- Faqja e internetit: https://babel-bridge.net
Ankesat dhe Reklamimet:
· Lutemi t’i dërgoni reklamimet brenda afatit 2-javor në adresën e e-mailit të sipërpërmendur.
- Versioni i KPB-ve: 01 janar 2026
- Përditësimi i fundit: 15 maj 2026
Shtojcë: Bazat e rëndësishme ligjore
- Ligji Nr. 82/2021 “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”
- Ligji Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, në fuqi nga data 31 janar 2025.
- Ligji Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, veçanërisht Neni 29 për detyrimin 10-vjeçar të ruajtjes.
- Ligji Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
- Ligji Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”
Tekstet e plota të ligjeve janë të disponueshme në: https://qbz.gov.al (Qendra e Botimeve Zyrtare e Republikës së Shqipërisë).